Qeveria ka vendosur: Çmimi i barnave do rritet, favorizohet koncesionari i pullave

Qeveria ka vendosur: Çmimi i barnave do rritet, favorizohet koncesionari i pullave

91
0
Shares

Një ndryshim kontrate me koncesionarin e pullave fiskale rrezikon të rrisë çmimin e barnave. Autoriteti konktraktor i koncesionarit zviceran SICPA që është Ministria e Financave, ka çuar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë një marrëveshje të re që do të tarifojë çdo produkt farmaceutik me 2.4% të vlerës së shitjes në tregun e pakicës si tarifë për pullën e re fiskale. Justifikimi që bëhet në këtë rast, është ngritja e një sistemi të ri gjurmimi, të cilin e ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë.

Përfituesi, Ministria e Shëndetësisë, me shkresëndatë 25.8.2016, ka konkluduar në lidhje me ngritjen e këtij sistemi për:

• domosdoshmërinë e krijimit të një sistemi të plotë të kontrollit dhe gjurmimit

• rritjen e kontrollit të sigurisë së barnave

• uljen e rasteve abuzive në zinxhirin e shpërndarjes

Kundër rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës i cili kërkoi shfuqizimin e marrëveshjes koncesionare për pjesën e pullave të sigurisë së barnave, qeveria në fakt ka rritur ndjeshëm këtë tarifë. Në kontratën e miratuar me koncesionarin në vitin 2011-të, çmimi i pullave për barnat llogaritej të shkonte në 14.4 euro për një mijë, ose përkthyer në lekë, kjo shumë i korrespondon një vlere prej 2 lekësh të vjetra për një pullë të barnave. Ndryshimi i formulës së pagesës do të bëjë që kostoja që do të përkthehet për të sëmurët që blejnë ilaçe të jetë shumë herë më e lartë. Vetëm për një produkt i cili kushton 100 lekë, rritja minimale është 24 lekë të vjetra. Kjo ka qenë dhe arsyeja se përse deri tani pulla e sigurisë për barnat është prodhuar nga agjencia e kontrollit të tyre. Audituesi KMPG, shkruan në raportin financiar të kompanisë SICPA se bllokimi i prodhimit të stampës për ilaçet ka bërë që koncesionari të dalë me humbje.

Më 31 dhjetor 2015 Shoqëria ka akumuluar humbje në vlerën e Lek 490,608,578. Kjo është sidomos pasojë e fazës së nisjes së aktivitetit si edhe e shtyrjes së datës efektive të Marrëveshjes së Koncesionit, e cila lidhet kryesisht me shtyrjen e prodhimit të pullave farmaceutike.

Agjencia e Kontrollit të Barnave do të paguajë tarifën te koncesionari, por kostot për pullat do t’u shkaktohen kompanive prodhuese dhe importuese të barnave, të cilat rrjedhimisht do të rritin çmimin. Qeveria në fillim të 2014-ës miratoi nismën për uljen e TVSH-së për ilaçet. Por kjo marrëveshje duket se bie ndesh me politikën e ndjekur deri më sot. Barnat prekin në pjesën më të madhe të tyre kategoritë në nevojë, ku për sëmundje të caktuara vlera e një ilaçi shkon edhe 2 mijë apo 3 mijë euro.vizionplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY