Ministri i Jashtëm i Kosovës, kufi per Edi Ramën: Mos u përzje...

Ministri i Jashtëm i Kosovës, kufi per Edi Ramën: Mos u përzje në punë tona

74
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj duke komentuar vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd dhe Nish, ka përjashtuar çfarëdo përzierje të Tiranës në raportet Kosovë-Serbi.

“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj për televizionin ART në Maqedoni.

Një ditë më parë duke komentuar vizitën e Ramës në Serbi, ish Kryeministri Berisha tha se marrëdhëniet shqiptaro-serbe duhet të udhëhiqen nga Kosova.

“Duhet të kemi një ndërgjegje, një vetëdije, nëse flasim për marrëdhënie shqiptaro – serbe, këto marrëdhënie do njohin sukses, dhe jemi të interesuar për sukses, atëherë kur ato për palën shqiptare i prinë Kosova. Cdo përpjekje për të vendosur në hije Kosovën është reminishencë e tradhëtisë së vjetër kombëtare e bllomenëve të vjetër, e kthyer nga bllokmenët e rinj”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament të enjten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY