Policia e Tiranës vijon t’i qëndrojë versionit se 36-vjeçari, Besnik Pudja, është vetëvrarë me një pistoletë tip “TT” që u gjet pranë tij. Mbrëmjen e së enjtes, dy persona janë ndaluar në Shëngjergj, në lidhje me këtë rast, pasi, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk e denoncuan ngjarjen në Polici, raporton “Panorama”.
Mësohet se të ndaluar janë Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, të cilët sipas policisë kanë pasur dijeni për ngjarjen. Në kërkim u shpall Halit Dusha, i akuzuar për kultivim hashashi së bashku me viktimën.
“Panorama” shkruan sot se ata kanë qenë bashkë me viktimën në vendin ku ai kreu “vetëvrasje” dhe janë larguar pa e raportuar më parë në sallën operative. Madje, njëri prej të ndaluarve është i plagosur me një plumb në shpatull. Burimet thanë se ai është qëlluar nga i njëjti plumb që vrau 36-vjeçarin.
Edhe vetë i ndaluari e ka shpjeguar në këtë formë plagosjen e tij, duke shpjeguar edhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por edhe faktin se përse ndodhej aty natën e krimit. Megjithëse tregohen shumë të rezervuar në lidhje me informacionet rreth ngjarjes, burimet pranojnë se objekti ku u gjet i vetëvrarë Besnik Pudja, ishte në ndërtim e sipër dhe nuk përjashtohet mundësia që mund të përdorej si magazinë për bimë narkotike.
Këtë e kanë pohuar para oficerëve të Policisë edhe dy të ndaluarit, që po kërkoheshin prej më shumë se 3 ditësh në malet e Shëngjergjit.
Ata kanë pohuar se ndodheshin aty, pasi i kishte thirrur Besnik Pudja, për të ndërtuar magazinën, por pa e përcaktuar se për çfarë do të përdorej.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
SKANDAL/ Policia fsheh vrasjen për drogë në Shëngjergj
/web/SKANDAL_Policia_fsheh_vrasjen_per_droge_ne_Shengjergj_27204_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/