ANALIZA/A janë të dobishme tri propozimet e Metës për sistemin zgjedhor

ANALIZA/A janë të dobishme tri propozimet e Metës për sistemin zgjedhor

66
0
Shares

Kryetari i LSI-së Ilir Meta propozoi sot sërish lista të hapura ne zgjedhjet e ardhshme, kërkoi kufizimin e numrit të biznesmenëve në Kuvend ndërsa theksoi për herë të parë uljen e numrit te deputeteve ne parlament.

Dy nga propozimet e Metës ngjajne te jene te ndikuara nga interesat e vet LSI. Listat e hapura sjellin në Parlament një numër të madh partish politike për shkak se të gjitha votat materializohen në deputetë sipas votave të mbledhura, ose më thjesht , cdo parti që ia del të mbledhë afersisht 8000 vota në të gjithë vendin do të ketë një deputet në Parlament. Në kushtet e një markate votash një grup biznesmenësh mund të blejnë në Shqipëri jo 8000 vota por edhe 20000 vota duke sjellë në Parlament më 3-4 deputetë duke kondicionuar ndoshta edhe Kryeministrin e vendit.

LSI në këtë rast ia del të kthejë në deputetë të gjitha votat e saj, por ndërkohë duke zvogëluar peshën e partive të mëdha rrit të veten në koalicione të mundshme qeverisëse.

Proporcionali i hapur nuk shkon shumë me proporcionalin rajonal cfarë do të thotë se ky lloj proporcionali edhe mund të shkëmbehet me proporcionalin kombëtar. Ashtu sic është propozimi i Metës, zgjedhjet krijojnë një Parlament kakofonik, më të keq se sa është tani për nga cilësia dhe të mbytur në konflikte të ndryshme interesi.

Nëse vendoset për proporcional të hapur dhe kombëtar atëherë duhet futur kooficenti për partinë fituese cfarë do të zbehte maksimalisht rolin e partive të vogla dhe me siguri që Meta do të ishte kundër. Proporcionali me koeficent synon një qeverisje stabël dhe është praktika më e njohur e vendeve që përdorin proporcionalin.

Propozimi për uljen numrit të deputetëve ka llogjikë jo thjesht për kushtet e ndarjes administrative por për shkak se shumë deputetë janë pa rol në Parlament, përfaqësojnë interesa nën nivelin e Parlamentit dhe shpesh janë me shume ndërmjetësues mes qytetarëve dhe pushtetit lokal se sa përcjellës apo mbrojtës të interesave më të përgjithësuara të qytetarëve në Parlament.

Por kur e ben Meta mendjen e ka tek fakti se ulja e numrit të deputetëve dhe ruajtja e numrit të tyre ne raport me ndarjen administrative, sërish përkthen votat për LSI në deputetë për të për shkak të votave shumë lokale që ka LSI. Ulja e numrit të deputetëve do ta prekte LSI më pak se dy partitë e mëdha, cfarë do të thotë se në një Parlament me 100 deputetë LSI mund të ketë 10 të tillë, me fuqi të madhe në vendimarrjen parlamentare edhe me shume se sa 20 deputete qe ka aktualisht.

Ulja e numrit të biznesmenëve nuk ka lidhje me cilësinë e Parlamentit pasi një numër deputetësh në Parlament që nuk janë biznesmenë qarkullojnë interesat e bizneseve të ndryshme, bile edhe atyre të riciklimit që është një industri e vogël. Nëse Meta e ka pasur me nënkuptimin, ulje e numrit të deputetëve të inkriminuar, atëherë ky është propozim me vend.

Megjithate asnje prej prpozimeve te Metes nuk zgjidh ceshtjen e blerjes se votive dhe as grumbullimin e votive ne kembim te favoreve te pushtetit apo premtimit te ketyre favoreve pasi fiton pushtetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY