Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan sot në flagrancë Lulëzim Zela, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu mësohet se u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy femra L. B., dhe
I. S., të dy banuese në Tiranë.
Sipas policisë, mësohet se specialistët për Trafiqet e Paligjshme kishin siguruar informacione, se Lulëzim Zela, në rolin e ndërmjetësuesit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetaset L. B. dhe I. S.
Nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj veprimtarie kriminale ku rezultoi se:
Lulëzim Zela, posedonte një ambient trekatësh përshtatur si (motel) në Tiranë. Katin e parë të ambientit trekatësh dyshohet se e kishte vënë në dispozicion he dyshohet se prej disa kohësh shfrytëzonte dy femrat për ushtrim prostitucioni.
Klientët i gjente Lulëzimi i cili merrte pagesë nga këta të fundit për dhomën (ambientin), pasi binin dakord paraprakisht edhe për pagesën me dy “të punësuarat”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113, 114 dhe 115 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/