SKANDAL/ Trafikanti i drogës, vëllai i oficerit të Policisë, përdhunon “punëtorin” 17-vjeçar...

SKANDAL/ Trafikanti i drogës, vëllai i oficerit të Policisë, përdhunon “punëtorin” 17-vjeçar në arat e kanabisit

65
0
Shares

Një trafikant i drogës, vëllai i oficerit të Policisë, përdhunon “punëtorin” 17-vjeçar në arat e kanabisit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ndërsa polica vendore e fsheh këtë krim.
Denoncimin, referuar “qytetarit dixhital” e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Qytetari dixhital denoncon

Nje krim te shemtuar i trafikanteve te droges
-perdhunumi nje djali 17 vjecar qe fshihet nga komisariati i Vlores!
I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me urgjence hetimin per kete ngjarje tronditese! sb

tp
“Pershendetje Doktor. Dje komisariati i Vlores eshte tronditur nga nje denoncim i nje djali 17 vjeçar i cili si shume te tjere punon ne parcelat e hashashit. Djali ne fjale eshte perdhunuar seksualisht (vertetuar edhe nga mjeku)nga pronaret e parceles dhe vazhdimisht kercenohet nga keta persona. Deshmia e ketij djali ka tronditur gjithe oficeret e policise duke i lene te shokuar. Ata jane gati te bejne gjithcka per kete ngjarje por ka nje veshtiresi, nje nga perdhunuesit njekohesisht edhe pronar i parceles ka vellain e vet oficer policie, dhe kuptohet qe element te tjere te policise jane ne pjese. Parcelat ne fjale jane ne fshatin Dukat ndersa perdhunimi eshte bere ne Babice te Vlores pasi kane shkuar dhe e kane mare te riun ne shtepi sepse ky i fundit u kerkonte leket e punes dhe ata e ndeshkuan. Ju lutem Doktor ndihmoni kete familje dhe oficeret e policise ta çojne ngjarjen deri ne fund sepse edhe ata kane nevoje per mbeshtetje. Me respekt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY