Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se ka një përkeqësim të marrëdhënieve të Rusisë me Shtetet e Bashkuara.
“Dialogu me Amerikën praktikisht është zero, por këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhjen tonë”, ka thënë Putin, duke lënë të kuptohet se zgjedhja është e Uashingtonit.
Këtë deklaratë kreu i Kremlinit e ka bërë gjatë një takimi në Forumin e Investitorëve të bankës VTB, raporton agjencia e lajmeve “Tass”.
Ndërkaq qeveria rusë po urdhëron të gjithë zyrtarët e saj që familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit t’i kthejnë në shtëpi, deklarata këto që vijnë në mes të tensioneve mbi perspektivën e luftës globale.
Siç shkruajnë mediat e huaja, politikanë dhe personalitete të larta thuhet se kanë marrë një paralajmërim nga presidenti Vladimir Putin, për të sjellë të dashurit e tyre në “mëmëdhe”.
Një lajm i tillë vjen pasi Putini kishte anuluar një vizitë të planifikuar në Francë, në mes të zemërimit rreth rolit të Moskës në konfliktin sirian.
Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev ka paralajmëruar gjithashtu se bota është në një “pikë të rrezikshme” për shkak të tensioneve në rritje në mes Rusisë dhe SHBA.
Sipas Daily Star, stafi i administratës, administratorët rajonalë, ligjvënësit e të gjitha niveleve dhe punonjësit e korporatave publike janë urdhëruar për të marrë fëmijët e tyre nga shkollat e huaja menjëherë.
Gjithsesi mediat botërore shkruajnë se arsyeja e saktë e këtij urdhri ende nuk është e qartë.
Por analisti politik rus Stanislav Belkovsky është cituar nga Daily Star të ketë thënë:
“Kjo është e gjitha pjesë e pakos së masave për përgatitjen e elitave për një “luftë të madhe”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/