Sipas ekspertëve, Dashnor Deliallisi është shkaktari i aksidentit, që tronditi mëngjesin e sotëm, qytetin e Durrësit, por jo vetëm.
Pasi eci për rreth 12 kilometra në krah të kundërt, duke qenë se ndiqej nga policia, e cila e kishte pikasur duke qarkulluar tej normave të lejuara, ai u përplas në Sukth me një automjet tip “Benz”, aksident nga i cili 36-vjeçari dhe tre të rejat gjetën vdekjen.
Por kush ishte Dashnor Deliallisi?
Sipas burimeve zyrtare, Dashnor Deliallisi është një shtetas me precedentë penalë, i cilësuar si “kamikazi shkatërrues”.
Në momentin e aksidentit ai dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës, por ende nuk kanë dalë përgjigjet përfundimtare, për sa i përket analizave toksikologjike, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Sipas burimeve të “Durrës Lajm”, Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar. Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit.
Viktimat e aksidentit pa rrip sigurimi
Ndërkohë grup hetimor i përbërë nga ekspertë të aksidenteve dhe mjeko-ligjorë kanë marrë në dorë çështjen e aksidentit tragjik me 4 të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.
Nga ekspertiza paraprake rezultoi se duke parë dëmtimet në qafë të viktimave asnjë prej të përfshirëve në aksident nuk ka pas rrip sigurimi.
Po kështu mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth 10-12 km larg pikës së kontrollit të policisë.
Aksidenti i katërfishtë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 4, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, banues në Durrës, i futur në autostradë në sens të kundërt dhe me shpejtësi tej normave u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL ku udhëtonin 3 vajza të reja.
Si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy makinave, të 4 personat mbetën të vdekur në vend. Sipas policisë së Durrësit, shtetasi Dashnor Deliallisi, i cili po lëvizte në sens të kundërt, është konstatuar nga postblloku i policisë, të cilët i kanë bërë shenjë të ndalojë. Por pavarësisht kësaj, 36-vjeçari ka shtuar shpejtësinë dhe vetëm pak minuta më pas ka shkaktuar aksidentin.
Viktimat
Dashnor Deliallisi, 36 vjeç;
Greta Sherifi, 23 vjeç;
Izabela Balla, 33 vjeç;
Elona Kaçibaros, 34 vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/