Gjykata e Selanikut: Ja pse vdiq Ilia Kareli dhe pse u dënuan...

Gjykata e Selanikut: Ja pse vdiq Ilia Kareli dhe pse u dënuan 12 gardianët

68
0
Shares

Gjykata greke e Selanikut ka dhënë dënimet sot për gardianët të akuzuar për rrahjen e shqiptarit Ilia Kareli, i cili vdiq pasi u dhunua në burgun e Nigritas në vitin 2014.
Sipas vendimit të gjykatës, 6 gardianë janë dënuar me 5 vite burg secili, 3 gardianë me 6 vite burg dhe 3 të tjerë me 7 vite burg. Ndërkohë, drejtori burgut, i akuzuar për moskallëzim krimi, u shpall i pafajshëm.
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, për ndryshim e akuzës për gardianët, nga tortura me pasojë vdekjen, në torturë me pasojë plagosje të rëndë.
Gjykata lehtësoi pozitën e gardianëve, duke iu referuar ekspertizës, sipas së cilës, vdekja e shqiptarit nuk ka ardhur si pasojë e torturës në burg, por nga një infarkt në zemër.
Raportohet se gardianët do të jenë të lirë derisa të japë vendimin gjykata e Apelit, ndërkohë, atyre nuk u lejohet të dalin nga Greqia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY