Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FIKS FARE/ Viron Bezhani nuk e di çfarë brekësh vesh atletika

13/10/2016
FIKS FARE/ Viron Bezhani nuk e di çfarë brekësh vesh atletika
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekipi që përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën “RIO 2016”, pati shumë probleme, që nga mos regjistrimi i sportistëve në garë, deri te mungesa e kostumeve. Gjithçka duket se ndodhi për shkak të përplasjes mes kreut të KOKSH-it me kreun e Federatës së Peshëngritjes, pasi që të dy duket se do të garojnë për kreun e KOKSH-it.

Olimpiada RIO 2016 ka përfunduar, por la pas shumë skandale për drejtuesit dhe sportistët shqiptarë. “Fiks Fare” sjell problemet e delegacionit, nga mungesa e parakalimit në ceremoninë hapëse të peshëngritëses Evagjeli Veli, tek debatet mes Briken Çaljes dhe Viron Bezhanit, e deri te mosregjistrimi në garë i notarit Sidni Hoxha.
Gazetarët pritën ekipin në Rinas, ndërsa stafi pranoi se kishte bërë edhe pushime. Ata thanë se ekipi ishte kompakt, por gjatë një bisede me kamerë të fshehtë me presidentin e KOKSH, Viron Bezhani, dolën në pah shumë prej skandaleve.
 
Bezhani: Nuk e di çfarë brekësh vesh atletika. Shkela ligjin që lejova Gjozajn të parakalonte me ekipin
Bezhani pranoi me zë dhe figurë se Elez Gjoza, Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, do që t’i marrë postin. Ai tregon edhe për problemet me kostumet. Thotë se nuk mund t’i qepte me shpejtësi një kostum Velit.
Për Evagjeli Velin thotë se e kanë marrë nga rruga dhe, megjithëse zuri vendin e 8, ishte shumë e dobët. Për Luiza Gegën thotë se i ka plotësuar të gjitha kushtet, i ka paguar udhëtimet në Kenia, si dhe kushtet e stërvitjes në Elbasan dhe Korçë. Ai tha se nuk është detyra e tij që t’i mundësojë pengesa apo gropë me ujë Luizës, duke ia deleguar këtë përgjegjësi Federatës së Atletikës.
“Unë nuk e di se çfarë brekësh vesh atletika” tha Bezhani.
Ai pranoi se në RIO ka pasur edhe mbyllje dere, duke iu referuar ngjarjes mes Elez Gjozës (Presidentit të Peshëngritjes) dhe Leonard Toskës (trajnerit të Briken Çaljes).
“Ata janë zënë dhe kur i shikoj në Tiranë, ishin krah për krah”, thotë Bezhani.
Ai “kërcënoi” babain e notarit Sidni Hoxhës se do e padisë në prokurori.
 
Briken Çalja: Në Rio, 30 ditë me 200 USD në xhep
Gazetarët e “Fiks Fare” folën me disa protagonistë në RIO 2016. Peshëngritësi Briken Çalja thotë se mori vetëm nga 200 euro pare xhepi. Fiksi transmetoi procesverbalin, ku Brikeni firmos marrjen e këtyre parave. Ai thotë se nuk i bënte kostumi kur do të garonte, ndërsa shton se nuk ka marrë bursë.
Për të gjithë këto probleme akuzon kreun e KOKSH, Viron Bezhani.
“Unë nuk jam kokë turku. Përfaqësoj veten dhe familjen time. Nuk më intereson se kush do të bëhet kreu i KOKSH” tha për “Fiks Fare”, Briken Çalja.
 
Sahit Prizreni: Ika me Australinë se më përzunë
Gazetarët biseduan me një tjetër sportist, mundësin Sahit Prizreni, i cili në RIO ishte në ekipin australian: Ika se më përzunë. Garova për Australinë se s’më dhanë bursë në Shqipëri. Ai shton se bursa në peshëngritje ishte për një mundës që nuk është as kampion në Shqipëri dhe se Federatën e Mundjes, me ndihmën e politikës, pritet ta marrë Arben Ndoka, deputeti me precedentë penalë.
 

Luiza Gega: Kushtet e stërvitjes më dëmtuan

Një tjetër sportiste që foli për kamerën e Fiksit ishte edhe atletja Luiza Gega. Ajo thotë se kushtet e stërvitjes ndikuan në dëmtimin para olimpiadës.
“Nuk kisha pengesa, ujë për gropë. Në fillim të vitit i bëra një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku i kërkova rreth 25 mijë euro. Nuk mora asnjë përgjigje…” thotë Luiza. /Top Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

DEKLARATA/ PD shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.