Detaje të reja nga aksidenti me katër të vdekur në Sukth

Detaje të reja nga aksidenti me katër të vdekur në Sukth

92
0
Shares

Autostrada Tiranë-Durrës është përgjakur mëngjesin e sotëm nga nja aksident tragjik, ku humbën jetën katër persona.

Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur, një djalë dhe tre vajza. Policia ka konfirmuar se vajzat ndodheshin në njërin nga automjetet, ndërsa makina tjetër drejtohej nga 36-vjeçari, Dashnor Deliallis.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se makina që drejtohej nga 36-vjeçari ka qenë në sensin e gabuar, manovër kjo që ka bërë që përplasja të ishte tragjike.

Gjithë çfarë ka mbetur nga aksidenti, kanë qenë makinat e shkatërruar si dhe sendet personale të pasagjerëve që janë gjetur në autostradë.

Forcat zjarrfikëse janë detyruar që për të nxjerrë trupin e pajetë të Delialist të prisnin sedilen, pasi deformimi i makinës ishte shumë i madh.

Ndërsa, në vendin e aksidentit, është gjetur edhe një fustan, ku duket se vajzat ose kanë qenë duke shkuar në ndonjë eveniment ose kanë qenë duke u kthyer prej aty.

Policia që në momentit e aksidenti ka vajtuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka mundur që të shpëtojë asnjë prej të askidentuarëve, pasi nga përplasja e fortë ata kanë gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY