DETAJE/ Si u zbuluan dy ushtarët e Emiljano Shullazit

DETAJE/ Si u zbuluan dy ushtarët e Emiljano Shullazit

200
0
Shares


Endrit Qyqja

Dy persona, pjesë e bandës së Emiljano Shullazit, janë vënë në pranga, pasi akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ata janë vënë në pranga, sapo kanë hyrë në burg, për të zhvilluar një takim me Shullazin. Arrestimi është pak kohë pas verifikimit, teksa ata kishin shënuar emrat për takimin.
Lajmin e ka bërë me dije Prokuroria, e cila sqaron se me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Vendimi i gjykatës është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Tiranës mesditën e së Enjtes.

Arrestimi
Dy të arrestuarit e sotëm, në bashkëpunim me shtetasit Emiljano Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.
Prokuroria për Krime të Rënda është duke zhvilluar hetime për një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për “gjobvënie”. Gjatë këtij hetimi, fillimisht janë arrestuar shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi.


Gjoba biznesmenit

Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Shullazi dhe Dani dyshohet se i kanë marrë një biznesmeni shuma parash në kohë të ndryshme, duke e kërcënuar fizikisht, si edhe duke ushtruar dhunë fizike.
Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
Po në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qënë të pranishëm në disa momente kur shtetasi Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare.
Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit.
Në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Për këtë arsye, kërkimi i parave është realizuar në mënyrë të padrejtë, si edhe duke përdorur dhunën fizike dhe verbale.


Akuzat

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet e arsyeshme, bazuar në prova, se shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Qyqja dhe Zela, të cilat janë miratuar nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

endrit-zela-768x433
Endrit Zela

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY