Pas njoftimeve në mediat on-line dhe deklaratës në Parlament të deputetit të PD Asllan Dogjani se një avion i vogël i dyshimtë fluturoi mbi Gjirin e Lalzit, ka reaguar Policia e Durrësit.
Blutë e qytetit bregdetar konfirmojnë fluturimin e këtij avioni dhe thonë se e kanë ndjekur përgjatë gjithë itinerarit të tij, por nuk është ulur në asnjë zonë që mund të kishte pistë të modifikuar.
Sipas Policisë së Durrësit, avioni kishte marrë leje nga Autoriteti Civil për fluturim në orën 16:00 – 17:00 nga aeroporti i Rinasit në Gjirin e Lalzit pa asnjë ndalesë.
“Ishim në gatishmëri që avioni të mos ulej”, deklaron Policia e Durrësit.
Deputeti demokrat Dogjani tha në Parlament se një avion me drogë po fluturonte mbi Gjirin e Lalzit në Durrës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit
Më datë 13. 10. 216, rreth orës 16:00 – 17:00, shërbimet e Rendit, në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë konstatuar duke fluturuar një avion të vogël, tip sportiv.
Drejtuesi i avionit ka bërë një fluturim në këtë zonë dhe më pas është kthyer në drejtim të Rinasit.
Pas verifikimeve të kryera është konkluduar se avioni i përkiste një shoqërie ajrore private dhe ka pasur leje fluturimi në këtë hapësirë nga Autoriteti i Avjacionit Civil Rinas.
Sqarojmë opinionin dhe disa media on-line qe kane hedhur dyshime mbi itinerarin e mjetit fluturues se avioni nuk është ulur për asnjë moment në hapësirën tokësore dhe destinacioni i fluturimit ka qenë Rinas-Gjiri i Lalëzit- Rinas, duke respektuar lejen përkatëse te fluturimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/