Aksidenti në Sukth, tragjedia e dytë e një familje e cila ka...

Aksidenti në Sukth, tragjedia e dytë e një familje e cila ka humbur edhe një vajzë tjetër 9-vjeçare

88
0
Shares

Njëra nga vajzat që humbi jetën tragjikisht sot në aksidentin e rëndë në Sukth, bashkë me shoqet e saj të ngushta, nuk është e vetmja që familja e saj humbet.
33-vjeçarja Izabela Gega është vajza e dytë e Pëllumb Gegës që humb jetën në një aksident automobilistik.
Mësohet se në vitin 1987 një aksident i rëndë në Dajt i mori jetën motrës së Izabelës, asokohe 9 vjeçe.
Manjola Gega ndodhej në autobusin me nxënës shkolle që u rrëzua 29 vjet më parë, pranë boksideve në zonën e Dajtit.
Tre shoqet e ngushta, Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti ishin nisur drejt Greqisë, kur makinës së tyre u erdhi përballë “Benzi” që drejtohej kundërvajtje nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi. /BalkanWeb/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY