“Po shef”…, kështu “nderojnë” policët Shullazin, Balilin dhe Habilajt…

“Po shef”…, kështu “nderojnë” policët Shullazin, Balilin dhe Habilajt…

71
0
Shares

Kreu i PD-së ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama në takimin e radhës me policinë.
Sipas Bashës, Rama tradhtoi policinë për pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës


lulzim basha, fjalimNuk ka pasur kohë më të vështirë për policinë se këto 3 vite, kur duhej të bënte kujdes të mos i dilte para Emiliano Shullazit, të mos i prishte punë Balilajt, të mos pengonte Habilajt, t’i hapte rrugën vrasësve me pagesë që pret Tahiri në zyrë, të mbyllte sytë kur arratisej Frroku që vrau komisarin Lamaj, të nderonte Rroshin e Bushin, të ishte në shërbim të Ndokës e ti thoshte “po shef” shumë banditëve, trafikantëve, vrasësve, të gjithë miq të Edi Ramës.
Kur pranoi sot se ka policë që duhet të ishin në burg, nuk e tha pse nuk janë në burg: sepse i duhen për ruajtur drogën e miqve të tij. Prandaj i mori nga burgu ata që policët e ndershëm i kishin futur aty, dhe jua vuri mbi kokë si “shefa”.
Rama tradhtoi policinë për pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin.
Policia, rendi dhe siguria do jenë më mirë pa Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY