Publikohen përgjime të tjera mes anëtareve të grupit të trafikut të drogës në Vlorë ku ishte i përfshirë edhe agjenti i policisë Renaldo Avdyli. Në vijim të përgjimeve të publikuara nga “Shqiptarja.com” Haxhiraj tregon një rast kur ka qenë në makinë me agjentin e policisë Renaldo Avdylin, dhe teksa i ka dalë një makinë tjetër përballë, ai është fshehur nga pas makine dhe është dyllosur në fytyrë. Sipas Haxhirajt polici hapej b… kot, pasi nga asnjë s’kishte asnjë mbrojtje dhe se ishte shumë frikacak.
Në fakt makina që vinte përballë i përkiste disa trafikanëve të tjerë, që kishin parcelat përballë tyre. Përgjimet flasin për blerjen e një sasie droge nga italianët dhe është ranë dakort që në këto veprime të futej nipi i Haxhirajt 18-vjeçari Boca, i cili duhet të mbante fjalët e koduar “Bluza” dhe “Pantallona”. Ndërkohë për tharjen e drogës dhe paketimin e saj, përdorej fjalë e koduar:“…U mbush ajo gropa me ujë…”.
Në datë 25 korrik 2016, Taulant Haxhiraj, bisedon me një person tjetër që sipas përmbajtjes së saj dyshohet se Taulanti i bën vërejtje komunikuesit për cilësinë e lëndës narkotike, e cila ishte bërë shkak që ajo të mos pranohej nga blerësit dhe, e udhëzoi sesi duhet të vepronte për ta përmirësuar.
Haxhiraj: Do ngjeshur një çik ajo jotja…E po më thonë, jo ashtu, por ç’është kjo e nuk afrohet njeri…Nuk e di pse dhe nuk po e kuptojmë, më thonë jo jo nuk bën…Po nuk e di pse, duhet ngjeshur, duhet bër këshu, jo ashtu, e kupton.
+641: Ëhëë..
Haxhiraj: Po fare them, nuk afrohen,ikin të gjithë,ça është kjo, jo jo vlla jo, ça është kjo,kjo është vetëm, kur të jetë krizë, thonë…
Ndërkohë që pasditen e datës 25 korrik 2016 Taulant Haxhiraj, komunikon me një person tjetër,ku gjatë bisedës, Taulanti e udhëzoi që të përdorte emrin e agjentit të policisë Renaldo Avdulit “Reni”, nëse do t’a ndalonin në ndonjë postobllok. Ndërkohë që personi me emrin “Bledi”, që interesohej për të blerë një sasi droge dhe që shfaqej në përgjimet e një ditë me parë të publikuara nga “Shqiptarja.com”, ka mbëritur në Vlorë dhe ka zhvilluar një takim me personin e deleguar nga Haxhiraj, i cili i jep dhe instruksione se si duhet ti shmanget postoblloqeve të policisë.
+551: Këtu jam këtu,ku takova atë, qëparë nga Berati.
Haxhiraj: Ku aty në çentrale… Me kë je?
+551: Me “Togun” e me “Klajdin”.
Haxhiraj: E mirë po të ndaloi njeri, është makinë e “Renit”, merr Renin, hajd…
Një ditë më pas në 26 korrik 2016 Taulant Haxhiraj, i dërgoi një sms një personi tjetër.
Haxhiraj ose “Memi”: Kujt i thua o të keqen, çdo gjë ashtu na ka vajt të gjithëve. Unë para ca ditësh humba shumë, tani po pres këto ditë të marr, ashtu është jeta. O yll, ka ngritje dhe zbritje por di dëgjo “Memin”, ec me parimin e Enver Hoxhës, një bie mijëra ngrihen.
Ndërkohë në bisedën e 27 korrik 2016 të dokumentuar dhe administruar në dosje nga prokuroria një person i paidentifikuar komunikon me Taulant Haxhiraj dhe gjatë bisedës Taulanti, ndërsa lavdëroi punën e “Reshatit” dhe e cilësoi agjentin e policisë Renaldo Avdulin si frikacak, madje i tregoi telefonuesit një rast ku Renaldo, “Reni”, ishte treguar vërtet frikacak.
Haxhiraj: Po “Reshati” është flori të paktën punon,po “Reni” hapet b… kot, dëgjon ti.
+865: Eeee.
Haxhiraj: Na del një foristradë ne kur po zbrisja që nga lart… U bë dyllë i verdhë ai, iku mbas makinës, unë i shkreti e mbusha i dola para. Jo or jo, ata ishin ata që kemi përballë ne, dëgjon ti….Më përshëndetën ata, se njihja njërin o vlla, mos ki merak më tha mua. “Reni” u fsheh mbas. Po ti ç‘pate i thashë unë, u bëre dyll i verdhë. Më tha, mua po jo kot tha. Ëhë i thashë qenkam i sigurt sot unë…
Më tej një ditë më parë në 28 korrik 2016, një person me emrin Kelmend Kaçiqi,i thirrur me emrin “Keli”, bisedon me Taulant Haxhiraj dhe nga përmbajtja e bisedës, dyshohet se e njoftoi për një komunikim që kishte patur me italianët dhe për nevojën që nipçja, pra Xhovalin Baco, të ishte gati me lëndën narkotike, duke përdorur fjalët e koduara “pantallona” dhe “bluza”.
Keli: Se i kam marrë ato pipinot pranë, mua më thanë ku di gjë unë….ku di gjë unë tani ça mëndje kanë, më thanë të takojmë.
Haxhiraj: Mirë.
Keli: Ishalla je këtu, pastaj si do që të jetë dhe po lëvize, nipçen rregulloje.
Haxhiraj: Jo jo, këtu do jem.
Keli: Një palë pantallona të shkurtëra atje, një bluzë me mëngë të gjata, se nuk e di unë akoma.
Në të njëjtën ditë në mesnatë shtetasi Kelmend Kaçiqi “Keli” telefonon Taulant Haxhiraj, dhe biseda e lidhur ngushtë me bisedën e mësipërme u zhvillua me nipin e Taulant Haxhirajt të quajtur Xhovalin Boca, i thirur shkurt “Xhoi”. Nga përmbajtja e bisedës, dyshohet se nipi ishte i autorizuar nga Taulanti për të kryer shitjen e lëndës narkotike por prej tij nuk kishte marrë ndonjë porosi për llogari të Këlmendit. Në bisedë nipi haron fjalën e koduar dhe thotë se nuk ka bluza.
Xhoi: Nipi i Memit jam unë.
Keli: E mora vesh..Po ai ku është, doja të flisja me të.
Xhoi: Jo ai nuk është vlla se ka vajt në spital se ka djalin me temperaturë…
Keli: Tu desh noj një gjë ty?
Keli: E po, po duhet t’a takoja atë dhe jo ty.
Xhoi: E po i ke lekët, më thuaj.
Keli: E ore janë lekët, o vlla, po doja t’a takoja këtu, më kupton dhe ti
Keli: Unë i kam.
Keli: Edi di që i ke ti o vlla, të ka lënë një bluzë me mëngë të shkurtra, të vogël.
Xhoi: Jo s’më ka dhënë gjë.
Keli: Po jo bluzë ore i çmendur.
Xhoi: Hë ore.
Keli: Bluzë i thonë…
Xhoi: Më thuaj lekë ti, sa lekë ke ti, që të them sa më ka lënë…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/