Gjykata e Lartë dakord me “pretencën” e PAMECA-s, liron nga “arresti shtëpiak”...

Gjykata e Lartë dakord me “pretencën” e PAMECA-s, liron nga “arresti shtëpiak” Elvis Rroshin

64
0
Shares

Gjykata e Lartë, në seancën e sotme “formale” ndaj kryebashkiakut Elvis Rroshi, ka shprehur “dakordësinë” me pretencën” e dy ditëve më parë të PAMECA-s.
Me një vendim të saj të sotëm, ajo ka vendosur liron nga “arresti shtëpiak” për kryebashkiakun, duke “e dënuar” me “detyrim paraqitje”.
Ky vendim vjen dy ditë pas një raporti të PAMECA-s të publikuara nga mediat, ku kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, paraqitej si një “personazh pozitiv”.
Në raportin e saj, të publikuar para dy ditëve, për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, PAMECA IV vlerëson se vendimi i Gjykatës nuk përfshin ndonjë arsyetim serioz lidhur me ekzistencën e njërës prej kushteve për masë parandaluese të nxjerra nga Gjykata, siç kërkohet nga Neni 228 i Kodit të Procedurës Penale, thuhet në mënyrën më të pakuptimtë, në raportin e PAMECA-s.
Sipas PAMECA IV thekson se në përgjithësi, vërehet një tendencë e sistemit të gjykatave për të miratuar çdo kërkesë të Prokurorisë për zbatimin e masave të sigurisë për çështje sensitive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY