Një ide e Wu Renabo, ish-sekretar i Partisë Komuniste për këtë provincë, do të ndryshonte përgjithmonë jetën e banorëve vendas dhe do ta shndërrontë fshatin në një prej zonave më të lakmuara të Kinës. Luksi nuk është i vetmi favor që u bëhet banorëve të fshatit. Ata kanë drita, ujë, shërbim shëndetësor dhe gjithë shërbimet e tjera falas. Megjithatë, të gjitha këto vijnë me një kosto të madhe; atë të lirisë.
Që të bëhesh banor i fshatit ka filtra të fortë, fillimisht politikë e më pas edhe ekonomikë e socialë. Së pari duhet që në llogarinë bankare të mos kesh nën 250 mijë dollarë, së dyti të punosh 7 ditë të javës, së treti të heqësh dorë nga shfaqja në publik, pasi ndalohet që të flasësh për mediat.
Të gjitha këto janë kushtet për të qenë banor i Huaxisë dhe me t’u plotësuar problem më vete është edhe shkëputja. Nga fshati mund të largohesh, por vetëm duarbosh, pasi banorëve që zgjedhin ta lënë atë, u ndalohet që të marrin me vete pasurinë që kanë aty.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/