Elvis Rroshi “merr zemër” nga raporti i PAMECA-s, kërkon heqjen e arrestit...

Elvis Rroshi “merr zemër” nga raporti i PAMECA-s, kërkon heqjen e arrestit shtëpiak

47
0
Shares

Dy ditë pas një raporti të PAMECA-s të publikuara nga mediat, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, si një “personazh pozitiv” i këtij raporti, ka kërkuar heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”, ndaj tij.
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe vulave” pritet të dalë këtë të mërkurë para Gjykatës së Lartë.
Pas masës së sigurisë arrest në shtëpi vendosur nga gjykata, Elvis Rroshi kërkon lirinë me argumentet se efektet e ligjit të Dekriminalizimit mbi të nuk qëndrojnë dhe ai as ka gënjyer dhe as ka kryer vepër penale siç pretendon prokuroria.
Në raportin e saj, të publikuar para dy ditëve, për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, PAMECA IV vlerëson se vendimi i Gjykatës nuk përfshin ndonjë arsyetim serioz lidhur me ekzistencën e njërës prej kushteve për masë parandaluese të nxjerra nga Gjykata, siç kërkohet nga Neni 228 i Kodit të Procedurës Penale, thuhet në mënyrën më të pakuptimtë, në raportin e PAMECA-s.
Sipas PAMECA IV thekson se në përgjithësi, vërehet një tendencë e sistemit të gjykatave për të miratuar çdo kërkesë të Prokurorisë për zbatimin e masave të sigurisë për çështje sensitive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY