Spanja mbërrin në Shkodër nën masa të rrepta sigurie, bllokohet i gjithë...

Spanja mbërrin në Shkodër nën masa të rrepta sigurie, bllokohet i gjithë hoteli

41
0
Shares

Masa të rrepta sigurie dhe një hotel i gjithi i prenotuar, madje edhe me staf të reduktuar, të zgjedhur nga vetë spanjollët. Ish­-kampionët e botës dhe Europës mbërritën të premten në mbrëmje në qytetin verior, teksa u pritën nga dhjetëra tifozë shqiptarë, të cilët mendonin se mund të bënin foto me yjet e Spanjës, shkruan Panorama.

Megjithatë, kjo ishte e pamundur, pasi forcat e rendit kishin rrethuar “Grand Hotel Europën”, duke mos lënë askënd t’u afrohej spanjollëve.

Sapo autobusi ndaloi, lojtarët zbritën një nga një, por vetëm tre prej tyre u dalluan mbi të gjithë. Andres Iniesta, Alvaro Morata dhe Diego Kosta ishin të vetmit që buzëqeshën pas thirrjeve të vazhdueshme të tifozëve shqiptarë.

Yjet e tjerë të Spanjës, përfshi mbrojtësit Pike dhe Ramos, u futën menjëherë në hotel me një pamje tepër serioze. Për të pasur gjithçka nën kontroll, mësohet se Federata e Futbollit të Spanjës ka prenotuar gjithë hotelin. Gazeta zbulon se kostoja për dy net ka shkuar 130 mijë euro. Edhe dje gjatë paradites ishte thuajse e pamundur që të afroheshe në hotelin ku janë akomoduar spanjollët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY