KRIZA/Rriten kreditë e këqija, shenjë e frikshme për financat

KRIZA/Rriten kreditë e këqija, shenjë e frikshme për financat

39
0
Shares

Per te tretin muaj rradhas, huate e këqija janë rritur, duke arritur ne nivelin e 21. 4% ne muajin gusht. Ndërkohe qe ne janar te këtij viti ky tregues ishte 18 .4 %.

Per ekspertet shqetësues është fakti qe po rriten kreditë nen standarde, nje efekt ky i krizës ne te cilin vijon te jete biznesi, si huate me performancen me te dobët ne sistemin bankar. Me problematike vërehet kredia ne valute.

Nga ana tjetër, nuk po merr ende zgjidhje trajtimi i 35 kompanive qe kane 50% te vlerës se kredive te këqija. Prej kohesh qeveria ka bere gati nje ligj per falimentin, por ai ska gjetur ende miratim ne kuvend. Ky ligj do t’i jepte zgjidhje edhe trajtimit te 35 kreditoreve me problematike ne sistemin bankar, por paralelisht do te ofronte per bankat me shume frymëmarrje per te dhëne kredi te reja.

Një vit më parë numri i kredive me probleme arriti afër 25 % por një masë për të hequr nga regjistri kreditë e pakthyera uli artificialisht përqindjen deri në 19%.

Aktualisht Banka dhe qeveria nuk kanë instrument tjetër për të shfryrë përqindjen e lartë cfarë tregon se ekonomia shqiptare nuk ka frymëmarrje dhe se buxheti i shtetit, fondi për investimet kanalizohet vetëm në disa duar apo në disa projekte që nuk akne impakt publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY