Mësohet emri i personit që u plagos sot në mëngjes pas një sherri lidhur me postimet në rrjetet sociale.
Ai është Amarildo Koçeku. 23 vjeç dhe plagosja ka ardhur pas një sherri me tre të rinj të tjerë lidhur me një mosmarrëveshje në rrjetet sociale. Policia ka identifikuar tre autorët e plagosjes dhe i ka shpallur në kërkim.
Koceku është gjetur i plagosur dhe pa ndjenja nga një kalimtar afër Qytetit të Nxënësit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku kalimtari ka gjetur një person të shtrirë dhe pa ndjenja në tokë.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.10.2016, rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, ka patur një konflikt.
Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 23 vjeç, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendgjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të autorit të dyshuar.
Punohet për kapjen e shtetasit Sh. T., i dyshuar për kryerjen e kësaj ngjarje kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/