Deputeti Namik Kopliku: Hafizi i prish punë PS ndërsa Doshi pa problem

Deputeti Namik Kopliku: Hafizi i prish punë PS ndërsa Doshi pa problem

77
0
Shares

Deputeti i PS në Shkodër Namik Kopliku deklaron se rënia e numri të deputetëve socialistë të Shkodrës do të ketë ndikim por se një qark i madh si Shkodra ka mjaft kapacitete të majta për të zëvëndësuar largimet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Largimi i Mimoza Hafizin shënon një humbje të dytë në strukturat socialiste të Shkodrës pas Tom Doshit. Aktualisht, deputetë të këtij qarku në Kuvendin e Shqipërisë, janë Namik Kopliku dhe Paulin Stërkaj.

Në një intervistë për Shqiptarja.com Namik Kopliku i shprehet se largimi i Hafizit është humbje për çdo parti, teksa mungesa e Tom Doshit nuk ka ndonjë domethënie specifike, sepse siç shprehet ai, në 2013 gara ishte me 11 shtylla (11 kandidatët socialistë në listë), ndërsa në 2017-ën, ekipi elektoral duhet të bindë shkodranët për reformat e ndërmarra nga qeveria. Kopliku shpreh respekt të vijueshëm për Ben Blushin edhe pas largimit të tij, por saktëson se “rebeli” nuk e ka pasur parasysh Namik Koplikun kur ka folur për “kazanin e rilindjes”. Sa i takon konfliktit mes kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi dhe kryeministrit, Edi Rama, Kopliku thotë se dëshmon dëshirën e qeverisë për të bërë akoma më shumë punë të mira për qytetin. Ai akuzon kryebashkiaken se ka paraqitur projekte shumë të dobëta dhe me fatura financiare të pa justifikuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY