Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi se prej dy muajsh nuk kishte pasur asnjë komunikim me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
I ftuar në emisionin “Kapital” në “Vizion Plus” ai pohoi se kryeopozitari Lulzim Basha ishte një lider i mirë partie, pasi krijon mundësinë për dialog. Kur u pyet për koncesionet në fushën e shëndetësisë, Majko shtoi se, “Rri aman pash zotin se kisha nja dy muaj që nuk flisja me Beqajn dhe tani kemi filluar të flasim përsëri”.
Nga ana tjetër ai u pyet nëse mund të ishte kandidat konsensual për President, duke shtuar se; “është e pamundur që të gjitha palët të bien dakord për emrin e tij”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/