Largimi i aktores Nurgul Yesilcay nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”), i zhgënjeu në masë të madhe fansat e kësaj drame televizive turke.
Asokohe u raportua se arsyeja kryesore e largimit të ‘Gylserenit’ ishte se ajo nuk kishte pranuar të puthej para kamerave me aktorin kryesor të serialit, Erkan Petekkaya (Xhihanin).
A ishte puthja arsyeja e largimit të Gylserenit nga seriali?!
Një vendim i tillë duket paksa i pakuptimtë, kur aktorja kishte pozuar nudo për ballinën e revistës Tempo. Ajo shfaqet e ulur në një karrige, ndërsa në trup ka vetëm një pallto.
Aktorja kishte pozuar mjaft provokuese për ballinën e revistës Tempo. Natyrisht, pjesët e intime të Yesilcay nuk janë të ekspozuara, transmeton Telegrafi.
Edhe në disa raste tjera, Yesilcay është shfaqur provokuese në pozat e saj. Ka pasur edhe raste të tjera, në të cilat aktorja ka bërë poza provokuese para aparatit fotografik.
Duhet cekur se vet Gylsereni nuk e kishte konfirmuar se ajo nuk kishte pranuar të puthej në film, ndërsa ‘Xhihani’ i mohoi thashethemet duke thënë se gjithçka ishte gënjeshtër dhe arsyeja e largimit të Nurgul ishte personale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/