Taksa për rrugën e Kombit, Prefekti i qeverisë kundër Edi Ramës

Taksa për rrugën e Kombit, Prefekti i qeverisë kundër Edi Ramës

63
0
Shares

Prefekti i Qarkut të Kukësit, Liman Morina ka dalë kundër taksës në rrugën e Kombit. Ai e ka argumentuar kundërshtimin sepse sipas tij ndikon negativisht në ekonominë e familjeve të Kukësit, Hasit e Tropojës.
Në një prononcim për mediat, Morina i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të mundësojë heqjen nga tarifa e pagesës të banorëve të këtij qarku, që renditet si më i varfri në vend.
“Personalisht si banor i rajonit të Kukësit jam kundër tarifës që banorët e varfër të Kukësit, Hasit dhe Tropojës duhet të paguajnë për çdo kalimin në rrugën e Kombit. I bëj thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend.  Në pamundësi të kësaj, duhet të vendoset një tarifë simbolike”, ka thënë Morina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY