Iku papritur antikonformisti Gilman Bakalli

Iku papritur antikonformisti Gilman Bakalli

101
0
Shares

Një sëmundje e papritur, i ka marrë jetën publicistit, polemistit dhe pedagogut të njohur, Gilman Bakalli.

Shkak për këtë tragjedi është bërë një leucemi akute.

Ndërhyrja e mjekëve, megjithëse ishte e shpejtë, nuk bëri të mundur shpëtimin e tij.

Ndarja nga jeta e 49-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 18.30.

Gilman Bakalli ishte diplomuar për gjermanishte në universitetin “Luigj Gurakuqi”, të Shkodërs. Ai mbajti mandatin e deputetit në Parlamentin shqiptar si pjesë e Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Bakalli, aktualisht ishte pedagog në një universitet privat. Ai kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.

Bakalli ishte një ndër zërat më antikonformistë cfarë e dalloi atë nga shumë zëra të tjerë publikë të medias, debatit dhe profesoriatit.

Artikujt e tij janë analiza të thella dhe afatgjata të proceseve të komunikimit në Shqipëri, lirisë së medieve dhe fjalës së lirë të cilës iu përkushtua aq shumë.

Redaksia e droni.al shpreh ngushëllimet e saj familjes, të afërmëve dhe miqve të Gilmanit kudo që janë duke shënuar se mungesa e tij në sferën publike të këtij vendi do të ndihet gjatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY