Një fustan i vërtetë princeshash për një princeshë! Elia Zaharia veshi sot në celebrimin e saj me Princ Lekën krijimin e stilistes nga Kosova Blerina Kllokoqi Rugova, një fustan madhështor royal me një bisht të stërgjatë, i qëndisur me fije të arta. Ishte një ndërthurje e elegancës madhështore të fustaneve mbretërore me bishtin e gjatë dhe të traditës shqiptare me qëndismat që të kujtonin veshjet tradicionale.
Qëllimi ishte pikërisht ky. Një dasmë mbretërore shqiptare. Një princeshë shqiptare. Me këtë dasmë po synohet promovimi i të gjitha vlerave autoktone, për këtë arsye, edhe për fustanin, që është një nga detaj që tërheq shumë vëmendje mediatike, u zgjodh një stiliste shqiptare.
Flokët dhe grimi i Elias u realizuan nga Class Make Up Studio. Pjesa më interesante ishte kurora që mbante në kokë me stemën e Skëndërbeut, e njëjta që ka mbajtur edhe Mbretëresha Geraldine kur u martua me Mbretin Zog 78 vjet më parë. Ajo është një tiara me diamante, pas së cilës derdhej një vello e gjatë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/