Droga ka pushtuar vendin, Rama dhe Tahiri rreshtohen në krahë të trafikantëve

Droga ka pushtuar vendin, Rama dhe Tahiri rreshtohen në krahë të trafikantëve

80
0
Shares

Për PD-në mbetet ende enigmë, se sa është sasia e drogës së kultivuar në 83% të sipërfaqes së pa monitoruar nga ajri.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili sërish sot, duke ju referuar raportit të fundit të partnerëve italianë, evidentoi pesëfishimin e sipërfaqes së kultivuar me kanabis sativa.
Sipas Ristanit, gënjeshtrat dhe mashtrimet e Ramës dhe Tahirit kanë plasur si tullumbace. Çdo shqiptar e di se droga ka mbuluar vendin. Por Rama dhe Tahiri, pasi u fshehën dje pas raportit tronditës, dolën dhe rrahën shpatullat e njëri-tjetrit.
Për Sekretarin e Përgjithshëm ët PD-së, ndërsa droga ka pushtuar vendin, Rama dhe Tahiri rreshtohen në krahë të trafikantëve.
Ky është një pushteti që synon të drogojë mbarë vendin, evidentoi më tej Ristani.

Deklarata e potë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani


arben ristani, 8 tetorMonitorimi nga ajri tregon se sipërfaqja e mbjellë me drogë në vetëm 17% të territorit që u vrojtua, është 5 herë më e madhe se një vit më parë.
Vetëm për 17 për qind të territorit 5 herë më shumë drogë se vjet. Po në 83 për qind të territorit që nuk u vrojtua dot? Nuk u vrojtuan dot as brigjet e lumenjve dhe zona të tjera përgjatë akseve kombëtare dhe qendrave urbane, ndonëse janë mbushur me drogë si kurrë më parë.
Droga është shtrirë në gjithë vendin dhe ka pushtuar toka edhe pranë akseve kombëtare si në Rinas, apo në zona urbane.
Gënjeshtrat dhe mashtrimet e Ramës dhe Tahirit kanë plasur si tullumbace.
Çdo shqiptar e di se droga ka mbuluar vendin. Por Rama dhe Tahiri, pasi u fshehën dje pas raportit tronditës, dolën dhe rrahën shpatullat e njëri-tjetrit.
Edhe sot, Tahiri tha se:
Janë kultivuar 30 për qind më pak drogë dhe policia ka asgjësuar 98 për qind të sipërfaqes së mbjelle me drogë.
Tahiri tha sot se beteja është e pabarabartë dhe kjo e bëka hero Tahirin që po lufton këtë betejë të pabarabartë.
Betejë e pabarabartë, e pabarabartë me kë? Krimi qenka mbi policinë, krimi qenka superior me shtetin? Si pohon vetë Tahiri, duke pranuar pabarazinë me krimin.
Pikërisht këtë po themi, me forcë çdo ditë që krimi është mbi shtetin, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse krimi është vetë shteti, dhe lufta me shtetin e kriminuar është sigurisht e pabarabartë.
Gjoja Tahiri po punon shumë, por nuk ka arritur së pari të parandalojë mbjelljen e qindra hektarëve drogë, nuk ka arritur të kapë askënd nga bosët e drogës, me përjashtim të të pamundurve.
Karteli e ka gjetur zgjidhjen, fajin e ka opozita.
Ndërkohë, çdo ditë, nga Ura e Tapizës e deri në Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit, dhjetëra gra e fëmijë transportohen me furgonë në malet e Krujës për të përpunuar hashashin.
Nxënësit e shkollave helmohen me drogën që është bërë e pranishme kudo.
Banditët ju presin rrugën prokurorëve dhe policia hesht.
Asnjë trafikant nuk është në pranga. Mbrëmë policia me urdhër të Tahirit fshehu ndalimin e Qefalive me 50 kilogramë kanabis të tharë, dhe vetëm pas denoncimit të PD, u detyrua të japin informacion.
Viktima në Shëngjergj, i vrarë me armë zjarri, është për parcelat e drogës, dhe me më këtë rast bëhen 7 jetët e humbura nga konfliktet për kanabisin vetëm në pak javë.
Pse e mohon deri në fund, dhe pse e mbron deri në fund, Edi Rama, drogën dhe Tahirin?
Sepse është vetë i përfshirë. Ky është biznesi kriminal që është ndërtuar me lejen dhe bekimin e Edi Ramës.
Karteli i drogës që ka krijuar në vend, është arma e tij që të mbajë me çdo kusht pushtetin, të ruajë miliardat e krimit dhe korrupsionit.
Shqiptarët gjenden përballë një pushteti narkotrafikant.
Një pushteti që synon të drogojë mbarë vendin.
Por shoqëria jonë i ka mekanizmat për ta mbrojtur veten, për ta mbrojtur familjen, fëmijët dhe të ardhmen.
Shqiptarët do të dinë të reagojnë.
Shqipëria më mirë pa drogë.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY