Mania e ditëve të fundit, ku nën “gjurmët” e ministrit të brendshëm, i cili dështimin paraqet për sukses, ka “infektuar” edhe vartësit e tij në Polici.
Kulmi ka arritur sot, kur një person i cili k plagosur ish-të fejuarën e tij me thikë, ta bëjë policinë e Tiranës të “krenohet” se parandaloi vrasjen.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës (pa censurë)
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.
Kapet në flagrancë autori.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 4, pas informacionit të marrë dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në afërsi të Shkollës “Bajram Curri”.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u kap në flagrancë shtetasi Altin M., i cili ka goditur me thikë në këmbë, ish të fejuarën e tij shtetasen A. N., e cila u dërgua në SQU dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/