TIRANË/Kapet hajdutja 16 vjeçare, Malbora, çfarë kishte pasion

TIRANË/Kapet hajdutja 16 vjeçare, Malbora, çfarë kishte pasion

69
0
Shares

Policët e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetases Malbora K., 16 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A. X., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ndalimi i shtetases Malbora K. dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. X., është bërë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, më datë 06.10.2016, kanë tentuar të vjedhin banesen e shtetasit S. H., në Kamëz.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve si mëposhtë:

Më datë 29.02.2016, në dyqanin e shtetasit L. K., kanë vjedhur telefonin tip “iPhone”.

Më datë 17.05.2016, në një dyqan shërbimesh telefonike, me operatore shtetasen J. B., kanë vjedhur një orë të markës “Mikyd Ëoc”.

Më datë 19.07.2016, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. R., kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte disa karta dhe një shumë monetare.

Më datë 29.07.2016, në banesën e shtetases B. K., kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.

Më datë 30.07.2016, në banesën e shtetasit O. S., kanë vjedhur një shumë monetare dhe disa bizhuteri.

Më datë 22.08.2016, shtetases M. S., kanë tentuar ti vjedhin çantën.

Më datë 23.08.2016, shtetases N. C., i kanë vjedhur çantën bashkë me disa sende personale.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 134-22 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY