Tiranë, Policia shpërndan njoftimin për “kushërinjtë” e Xhemal Qefalsië të implikuar në...

Tiranë, Policia shpërndan njoftimin për “kushërinjtë” e Xhemal Qefalsië të implikuar në trafik kanabisi

64
0
Shares

Foto Ilustruese

Pas akuzave të PD-së, se po fsheh bllokimin e një sasie kanabisi, të kushërinjve të deputetit socialist Xhemal qefalia, Policia e Tiranës “ka bërë transparencën” dhe ka shpërndarë njoftimin zyrtar.
Sipas këtij njoftimi, mësohet se gjatë orëve të mbasdites së sotme, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, kanë marrë informacion në rrugë operative se Haxhi Qefalia ishte duke futur një sasi lënde narkotike në një  banesë në fshatin Priskë e Vogël të Njësisë Administrative Zallherr.
Shërbimet  policore kanë  shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit të banesës të marrë me qira Haxhi Qefalia, është konstatuar një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva, ku pas peshimit  rezultoi me një peshë 55.3 kg.
Gjithashtu  nga veprimet e shpejta policore është kapur në flagrancë  në një distancë rreth 20 m, larg kësaj banese në tentativë për t’u larguar sVullnet Qefalia, i cili u kap me një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva, ku pas  peshimit  rezultoi 3.7 kg.    
Lënda narkotike e dyshuar si canabis sattiva u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale  u bë arrestimi në flagrancë i:
1 – Haxhi Qefalia , 36 vjeç , lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr.
2 – Vullnet Qefalia , 31 vjeç  ,lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr (vëllezër me njëri -tjetrin).
                  
Gjithashtu u  proceduan në gjendje të lirë:
– Sh. K., 53 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr.
– Xh. K., 53 vjeçe, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se personat e proceduar në gjendje të lirë (bashkëshortë me njeri- tjetrin) ishin pronarët e banesës  ku u gjet lënda narkotike të cilën ia kishin dhënë me qira  gjysmën e banesës Haxhi Qefalisë dhe në pjesën tjetër të kësaj banese jetonin vetë.
Materialet procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor  Tirane, për veprën penale “Prodhim ,mbajtje dhe shitje të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 283,i  Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Haxhi Qefalia dhe Vullnet Qefalia, si  dhe për veprën penale të “Moskallzim të krimit” parashikuar nga neni 300 I Kodit Penal,  në ngarkim të shtetasve Sh. K dhe Xh. K .

Ndërkohë lidhur me akuzën e PD-së se dy peronat janë kushërinj të deputetit socialist, Xhemal Qefalia, ky e ka mohuar, ndërsa ka paralajmëruar se do të përballet në gjykatë me PD-në.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY