Qeveria i shton edhe një hidrocentral lumit të Valbonës

Qeveria i shton edhe një hidrocentral lumit të Valbonës

106
0
Shares
Foto Arkiv, Proteste kunder HEC-eve ne Valbone

Kompania Shpresa-al ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e një hidrocentrali të ri ne një nga përrenjtë degëzime të lumit Valbonë në Tropojë.

Fuqia prodhuese e HEC do të jetë vetëm 2MË dhe sipas njoftimit që ka bërë Ministria e Industrisë dhe Energjetikës do të ndërtohet në përroin e madh, një degë e lumit të Valbonës në pjesën e poshtë të rrjedhës.

Aplikimi për ndërtimin i objektit u bë në kulmin e debateve në të cilin janë përfshirë institucionet dhe opinioni për shkatërrimin e që është duke ju bërë pikës turistike më popullore në vend të turizmit malor, Valbonës nga ndërtimi i HEC-ve pa kriter.

Burimet zyrtare të Ministrisë së Energjetikës bëjnë me dije se, “SHPRESA-AL” sh.p.k., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “GEGHYSENI”, me kapacitet prodhues deri në 2MË, në pellgun ujëmbledhës të burimeve të përroit të madh, degë e lumit Valbona, në Bashkinë Tropojë, në Qarkun Kukës.

Aplikuesi Shoqëria “SHPRESA-AL” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit, Transport, Tregti etj.

Një informacion më i detajuar lidhur me projektin mund të gjendet pranë Drejtorisë së Koncesioneve, Prokurimeve, Shpronësimeve dhe Privatizimit në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Objeksionet ose komentet lidhur me këtë aplikim mund të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda 8 ditësh nga data e publikimit të parë, më pas nisin procedurat e dhënies së lejeve.

Ndërkohë që në pjesën e sipërme të lumit Valbona ka nisur puna për ndërtimin e HEC –ve, të cilat nuk kontribuojnë as në 1 për qind të kapaciteteve energjetike që ka vendi sot, teksa po rrezikohet zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në një zonë që tashmë është pjesë e guidave ndërkombëtare.monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY