Krenarinë e krenaristit Saimir Tahiri për luftën anti kanabis, e marrin me...

Krenarinë e krenaristit Saimir Tahiri për luftën anti kanabis, e marrin me të tallur në rrjetet sociale

60
0
Shares

Reagimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas publikimit të raportit të Guardia Di Finanza për monitorimin e territorit shqiptar për kultivim të kanabisit, ëhstë përcjellë me tallje dhe ironi nga komentuesit në rrjete sociale.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai jep shifra dhe të dhëna që sipas tij tregojnë se sipërfaqja e kultivuar me kanabis është më e vogël se në vitin 2013, vit kur i gjithë monitorimi fokusohej vetëm në Lazarat.

Postimi i plotë i Saimir Tahirit në “Facebook”


tabela drogaPer ata qe kane sy e vesh, me poshte te dhenat zyrtare te Guardia di Finanza dhe Policise se Shtetit. Me shqip:
1. Siperfaqja e monitoruar ne 2016 eshte 506 hektar, prej te cilave 213 te kultivuara me kanabis. Ne 2013, siperfaqja e monitoruar ishte 361 hektar, prej te cilave 323 hektar te kultivuara (nga te cilat 319 ishin ne Lazarat).
Pra siperfaqja eshte me e vogel se 2013, edhe pse sic shihet, ne 2013 i gjithe monitorimi fokusohej ne Lazarat.
2. Oret e monitorimit jane 18% me shume se vjet dhe thuajse 50% me shume se 2013.
3. Gjeografia e fluturimeve, ne te gjithe vendin pa asnje limit.
4. Kjo eshte arsyeja pse ne 2016 kemi arritur te zbulojme me shume hapesire te kultivuar sesa vjet. Dhe ky nuk eshte shenje deshtimi, por shenje e qarte e punes per te identifikuar dhe shkaterruar cdo parcele.
5. Ne 2016 policia shkaterron 99.8% te hapesires se kultivuar. Ne 2012 shkaterronte 0% dhe ne 2013 shkaterronte 7.5%. Kush eshte narkotrafikanti?!?! Qeveria e lidhur me bandat e droges kush eshte?!?!
6. 19% e sasise se shkaterruar eshte kubike, pra qe ne fazen paraprake, qe tregon aktivitetin masiv te policise per te parandaluar kete fenomen.
GdF e deklaroi shume shume sakte: bashkepunimin e shkelqyer me Policine Shqipetare, rezultatet shume pozitive dhe vazhdimin e perbashket te kesaj lufte ne te ardhmen.
Saliu, Luli dhe Muli, kane te drejten e tyre te hedhin balte, sic kane bere gjithmone, por sot eshte e qarte se Shqiperia dje kishe nje problem te pazgjidhur me kultivimin, kur ata ishin ne qeveri. Ndersa sot, Shqiperia ka nje problem qe po merrr zgjidhje perfundimtare. Dallimi eshte shume i madh!, shkruan Tahiri.

Por ndërkohë komentuesit nuk janë dakord me justifikimin e ministrit të Brendshëm.
Sipas raportit të italianëve, vetëm në 17% të territorit të vendit u pesëfishua sipërfaqja e mbjellë me kanabis.

02_17

sdfdsffd

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY