KE SHUPLAKE QEVERISË/Ja pse u rrëzuan tri kandidaturat për Strasburg

KE SHUPLAKE QEVERISË/Ja pse u rrëzuan tri kandidaturat për Strasburg

44
0
Shares

Këshilli i Evropës ka publikuar arsyet se pse rrëzoi tri kandidaturat e qeverisë për Gjykatën e Strasburgut permes nje njoftimi ne faqen e saj online assembly.coe.int.

“Komiteti rekomandon që Asambleja të refuzojë listën në kuadrin e procedurave të përzgjedhjes kombëtare që nuk duket të kenë qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga ana e Asambleja dhe Këshilli i Ministrave”.

 Refuzimi i kandidaturave të Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit erdhi pas kritikave që iu bënë procesit të përzgjedhjes nga ana e qeverisë. Opozita deklaroi se në përzgjedhje vec të tjerash ka edhe nepotizëm duke patur parasysh lidhjet e kandidatëve me zyrtarë të lartë të qeverisë Rama.

Qeveria shqiptare përzgjodhi tre kandidatët për postin e anëtarit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Sokol Berberin, aktualisht anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeprokuroren Ina Rama, si dhe eksperti i Reformës në Drejtësi, Gent Ibrahimi.

KE ka rrezuar edhe kandidatet e Hungarise por ka aprovuar merin fitues te Azerbaixhanit dhe Maqedonise.

Shqipëria ka një anëtar në Gjykatën e Strasburgut. Aktualisht atje përfaqësohet me Ledi Biankun, ish aktivist i shoqërisë civile deri në vitin 2006.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY