Foto Ilustruese
Policia e Durrësit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, të zjarrëvënies së një automjetit ti “Range Rover”.
Burimet zyrtare të drejtorisë vendore të Policisë së Durrësit, bëjnë të ditur se, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë të këtij qytetit pas një pune hetimore intensive dhe mjaft profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e saj, Arben Xhani 52 vjeç, banues në Durrës.
Sipas Policisë, Arben Xhani, më datë 07. 10. 2016, rreth orës 04:00, në lagjen Nr. 8 Durrës i ka vënë flakën mjetit tip “Range Rover” me targa AA 112 HU, në pronësi të shtetasit K. K.
Mjeti kishte qenë i parkuar në rrugicën pranë banesës.
Nga hetimet ka rezultuar se motivi i ngjarjes ka qenë si rezultat i një konflikti midis autorit dhe të dëmtuarit para disa muajsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkatërrimi I pronës me zjarr”parashikuar në nenin 151 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/