DETAJE/ Atentati në Durrës ndaj Alfred Skonjas, i paidentifikuar atentatori me kapuç

DETAJE/ Atentati në Durrës ndaj Alfred Skonjas, i paidentifikuar atentatori me kapuç

61
0
Shares

Zbardhet dinamika e atentatit që iu bë dy të rinjve mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrësit, ku mbetën të plagosur Alfred Skonja dhe Ismail Çyrbja.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se objektivi i këtij atentati ishte Alfred Skonja, person me precedentë të mëparshëm penalë.
Ai ka marrë katër plumba në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Çyrbja ka marrë dy plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autori e ka njohur mirë shënjestrën e tij, duke qëlluar pa paralajmërim në drejtim të Skonjës. Më pas drejt 25-vjeçarit, i cili dyshohet të ketë reaguar në momentin kur autori ka qëlluar mbi shokun e tij, shkruan “Panorama”.
Gjashtë gëzhoja gjeti policia në vendin e krimit, ndërsa dëshmitarët mësohet të kenë pohuar se autori lëvizte në këmbë dhe i maskuar me kapuç.
Policia ka marrë në pyetje personat që shoqëroheshin në momentin e krimit me Skonjën dhe Çyrbjen, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk kanë arritur të identifikonin autorin, pasi kishte qenë i maskuar.
Dyshohet se i plagosuri Ismail Çyrbja, djali i efektivit të Policisë, të jetë plagosur aksidentalisht, pasi nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.
Nisur nga e kaluara e Alfred Skonjës, përfshirjet me grupe kriminale, konfliktet e shumta dhe dinamika e ngjarjes, policia e klasifikoi krimin si atentat ndaj 29-vjeçarit. Sipas të dhënave, të plagosurit njihen nga Policia si përdorues të lëndëve narkotike.
Policia ka shoqëruar mbi 20 persona, midis tyre dhe të dyshuar, për krimin. Skonja sapo është liruar nga burgu, pasi u arrestua më 26 gusht për vjedhjen e një automjeti dhe dyshohej se po planifikonte të kryente një vrasje.
Ai është mbajtur 30 ditë në burg dhe është liruar para pak ditësh për mungesë provash. Ndërsa policia e Durrësit shpreh habi, pasi mendonte se ndodhej ende në ambientet e paraburgimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY