DENONCIMI/ Saimir Tahiri fsheh bllokimin e 50 kg kanabis në banesën e...

DENONCIMI/ Saimir Tahiri fsheh bllokimin e 50 kg kanabis në banesën e kushërinjve të Xhemal Qefalisë

98
0
Shares

PD ka denoncuar tentativën për fshehjen e bllokimit të 50 kg kanabis në banesën e kushërinjve të deputetit socialist Xhemal Qefalia.
Sipas PD, droga është bllokuar në banesën e Haxhi Qefalisë, por ministri i brendshëm ka bllokuar daljen e informacionit, duke përgatitur edhe lirimin e të afërmit ët deputetit.
Partia Demokratike e nxit prokurorinë të hetojë rastin dhe të ndalojë ndërhyrjet politike e presionet e Saimir Tahirit në këtë çështje.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Edhe sot që raporti i monitorimit ajror tregon pesëfishim të sipërfaqes së drogës, Saimir Tahiri është sërish në shërbim të trafikantëve.
Tahiri po mundohet të mbajë të fshehur një ngjarje që ka ndodhur pasdite, në mënyrë që të lehtësojë rrethanat e kushërinjve të deputetit Xhemal Qefalia në banesën e të cilëve është gjendur 50 kg kanabis sativa e tharë.
Droga është kapur pikërisht në Priskë të Zall Herrit, ku ata kanë banesën. I ndaluari është Haxhi Qefalia, por Tahiri ka bllokuar daljen e informacionet dhe po bëhen të gjitha ndërhyrjet për ta nxjerrë të afërmin e deputetit.
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë shërbim kriminal të urdhëruar nga Saimir Tahiri.
I kërkojmë policisë të bëjë transparencë të menjëhershme për ngjarjen.
Partia Demokratike e nxit prokurorinë të hetojë rastin dhe të ndalojë ndërhyrjet politike e presionet e Saimir Tahirit në këtë çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY