Anëtari i Parlamentit Evropian nga Partia e Pavarësisë e Mbretërisë së Bashkuar, Steven Woolfe, është transferuar në spital pas një përleshjeje që ka ndodhur gjatë takimit mes pjesëtarëve të partisë në Strasburg.
Lideri i Partisë UKIP i cili njihet për pikëpamjet e tij kundër Bashkimit Evropian dhe migrantëve, Nigel Farage, në një deklaratë në lidhje me zhvillimet, theksoi se anëtarët PE-së nga UKIP janë transferuar në spitale pas përleshjes që ka ndodhur mes tyre në Strasburg ku po zhvillonin një takim.
“Ndihem thellësisht i pikëlluar nga humbja e ndjenjave dhe transferimi në spital i Steven Woolfe, nga mosmarrëveshja që ndodhi gjatë mbledhjes së anëtarëve të PE-së nga UKIP këtë mëngjes”, tha Nigel Farage.
Steven Woolfe, synon të udhëheqë partinë e krahut të djathtë UKIP.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/