Kuvendi voton sot 6 ligjet e Reformës në Drejtësi

Kuvendi voton sot 6 ligjet e Reformës në Drejtësi

58
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të rradhës. Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i 6 ligjeve nga 7 që ka paketa e emergjencës që bën të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

Një prej këtyre ligjeve, ai për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që njihet ndryshe edhe si vettingu, u miratua më herët në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita e kundërshtoi duke e konsideruar antikushtetues. Dhe për këtë, gjatë ditës së djeshme,demokratët e ankimuan në Gjykatën Kushtetuese,duke kërkuar pezullimin e ligjit vetëm dy ditë para se të hynte në fuqi.

Lidhur me 6 ligjet e tjera që pritet të miratohen sot, demokratët deklaruan një ditë më parë votë unanime vetëm për një prej tyre, ligjin përSPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për 5 ligjet e tjera përfshirë atë të qeverisjes së sistemit gjyqësore, kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi ankimim në Gjykatë Kushtetuese.

Basha tha se ndryshe nga 6 ligjet e tjera të paketës së reformës në drejtësi, ligji për strukturën e posacme antikorrupsion është në përputhje me standardin që Partia Demokratike ka kërkuar që prej ditës së parë, ndërsa theksoi se e nesërmja do të jetë ditë makthi për çdo zyrtar të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

8

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY