Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga gjatë një superaksioni antidrogë të ndërmarrë ditën e djeshme nga policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe FNSH-në e Fierit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë; afro 2 orë larg zonave të banuarajanë gjetur dhe sekuestruar në gjashtë kasolle plot 2.000 rrënjë kanabis e sativa, në njëproces tharjeje, si dhe 5.250 bimë të mbjella në një parcelë, ende e pakorrur. Ndërkohë, bëhet me dije se është shpallur në kërkim agjenti i Antikrimit Ekonomik, Renaldo Avduli. Gjatë superaksionit antidrogëjanë gjetur edhe armë e municione në vendngjarje.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës pohuan se personat e arrestuar në lokal janë: Shkëlqim Koçiaj24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë; Arjan Hasanaj43 vjeç, banues në Vlorë; Klajdi Imeri21 vjeç, banues në Vlorë; Taulant Haxhiraj35 vjeç, banues në Vlorë; Albert Aliaj, 53 vjeçbanues në fshatin Drizar, Mallakastër, si dhe Xh.B18 vjeç, banues në Vlorë.
Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 automatikë, 1 pushkë, 2 krehra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm; veshje dhe sende të tjera, të cilat shërbejnë si provë materiale. Ndërkaq, policia dhe prokuroria janë duke punuar intensivisht, për zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/