Deputeti demokrat Eduard Halimi, ka saktësuar deklaratën e tij të bërë sot në Kuvend, “për një sëmundje” që mediat e raportuan se “e vuante” ai.
Halimi ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur interes për shëndetin e tij, por ka shtuar se nuk bëhet fjalë për atë, por për një të afërmin e tij, i cili ka humbur jetën nga ndotjet.
Postimi i plotë i Eduard Halimit në “Facebook”
Të dashur miq
Ju falënderoj shumë për mesazhet që kam marrë pas fjalës sot në parlament në lidhje me kërkesën e PD për referendum popullor për importin e plehrave. Po ashtu ju falënderoj dhe për shqetësimin tuaj në lidhje me shëndetin tim.
Por dua t’ju them se sëmundja nga ndotjet e përmendur ne fjalën time sot ka të beje me një pjesëtar shumë të shtrenjtë të familjes që nuk jeton më.
Ju falënderoj edhe njëherë për qindra mesazhet dhe telefonatat.
Eduard.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/