Foto Ilustruese
Prokuroria dhe SHISH shmangën policinë gjatë aksionit për sekuestrimit të 23 tonë kanabis në Vlorë.
Këtë e dëshmon jo vetëm sjellja e Prokurorisë dhe SHISH por edhe shifrat e reja të drogës së kapur dhe asgjësuar në luginën midis tre fshatrave Vezhdanisht, Treblovë dhe Vranisht të Vlorës.
Sipas këtyre burimeve, deri më tani janë sekuestruar 23 tonë kanabis i tharë, 3700 bimë në proces tharje dhe 5700 rrënjë të mbjella, të cilat janë asgjësuar. Ndërkohë Policia e Shtetit në njoftimin e mesditës së mërkurës, njoftoi se janë gjetur dhe asgjësuar 2000 bimë narkotike në proces tharje dhe 5250 rrënjë kanabisi të mbjellë rrëzë malit.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja, që Policia e Shtetit nuk ka bërë publike shifrat e sakta të këtij operacioni të organizuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, referuar informacioneve të dhënë nga Shërbimi Informativ Shtetërore. Ka qenë ky institucion, që pak muaj më parë ka dorëzuar raporte voluminoze në prokurori me të dhëna të detajuara për zona të caktuara të kultivuara me hashash. Në këto raporte, janë evidentuar edhe emra të drejtuesve të lartë të policisë së shtetit dhe efektivë me pozicione të ndryshme në polici, që ndihmojnë kultivuesit e drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/