Dy motrat Ina dhe Armonela Qama, që së bashku me Ledian Gjonin dhe Ardit Shmilin kanë shfrytëzuar si prostituta dy vajza të reja, të cilat kishin pak vite që ishin bërë dhe nëna. Sipas prokurorisë, autorët kanë shfrytëzuar kushtet e vështira ekonomike të dy vajzave dhe i kanë shfrytëzuar si prostituta në lokale tallavaje në Fier dhe Tiranë.
Sipas prokurorisë dy vajzat e shfrytëzuara janë të martuara dhe më fëmijë.
Ato janë përdorur si prostituta për një periudhë kohe, ndërkohë që këtë periudhë po planifikohej nga katër personat e arrestuar që ti trafikonin jashtë shtetit, dhe më konkretisht në Kosovë me qëllim sigurimin e përfitimeve më të mëdha.
Mirëpo ky plan ka dështuar pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë së Tiranës. Ndaj katër të arrestuarve është ngritur akuza e “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Një ditë më parë gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër personave të arrestuar, ndërkohë ata kanë deklaruar se po udhëtonin drejt Kosovës për një vizitë turistike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/