Bylykbashi zbulon skandalin, votohen 800 nene pa i lexuar deputetët

Bylykbashi zbulon skandalin, votohen 800 nene pa i lexuar deputetët

107
0
Shares

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashki ka deklaruar sot se janë rreth 800 nene të cilat deputetët i kanë marrë vetëm dy ditë më parë ndërsa sot u kërkohet të votohen. “ Të keni turp që po votoni 800 nene që nuk i keni lexuar asnjëherë”, tha Bylykbashi . Ai ftoi që të votohet vetem ligji i SPARK i cili ka marrë edhe konsensusin e opozitës.

Ndërkohë që ligjet për drejtësinë po votoheshin në Parlament, në sallë nuk kishte më shumë se 20 deputetë.

“Është turp për parlamentin shqiptar që ligjet më të rëndësishme kalojnë pa u diskutuar nga deputetët”, tha deputeti Vangjel Dule. Në momentin kur ai po diskutonte në sallë kishte vetëm 15 deputetë.

Është e njohur tashmë praktika e deputetëve aktualë që votojnë pas lexuar apo diskutuar ligje të rëndësishme. Edhe vetë ndryshimet kushtetuese kaluan me gafa procedurale brenda duke sjell një ngërc në zbatimin e tyre vetëm tri javë pasi ato u miratuan në Parlament me 21 korrik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY