Ashtu siç edhe u vendos dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, deputetët e opozitës votuan me konsensus ligjin për SPAK, dhe më pas braktisën seancën. Në këtë mënyrë deputetet e PD nuk shprehën qëndrimin e tyre për 5 ligjet e tjera të paketës për reformën në drejtësi.
Duke folur për “News 24”, pas largimit nga Kuvendi, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi sqaroi qëndrimin e PD. Ai tha se për ligjin e SPAK u zgjidhën çështjet themelore të draftit kushtetues edhe në bashkëpunim me OPDAT.
Ndërsa sipas Bylykbashit, për ligjet e tjera “pati sjellje arrogante, ne na u refuzuan të gjitha propozimet”.
“PD votoi në parim, nen për nen dhe në tërësi ligjin për SPAK, ligjin për organet kundër krimit të organizuar. Votuam sepse u zgjidhën të gjithë çështjet themelore të draftit kushtetues. Në bashkëpunim me OPDAT u zgjidhën këto çështje. Ligji SPAK mori mbështetjen e plotë të grupit parlamentar të opozitës. është ligji më i rëndësishëm i paketës, pasi shënon rritje të dukshme të efikasitetit kundër krimit dhe korrupsionit. Ramës iu hoqëm duart nga Byroja Kombëtare dhe e hetimit. Duhet të kenë frikë nga zbatimi i këtij ligji.
Ligjet e tjera i bënë me sjelljen e tyre tipike dhe arrogante, ne na u refuzuan të gjitha propozimet. Ai që spikat më shumë është ligji për organet e sistemit të. U arritur konsensus, por ligjin e transformuan. Atë që nuk e merrnin me 94 vota, në mënyrë tinëzare e marrin me 84 vota. Duke qenë se ky ligj dhe të tjerat që vijnë më pas, ishin jo vetëm probleme antikushtetueshmërinë, por edhe probleme të terja. Do të shqyrtojmë të gjithë argumentet edhe ato kushtetuese për të shqyrtuar këto çështje”, tha deputeti Bylykbashi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/