ZBULONI DETAJET/ Ben Blushi zyrtarizon sot partinë e re

ZBULONI DETAJET/ Ben Blushi zyrtarizon sot partinë e re

55
0
Shares

Ben Blushi do të zyrtarizojë sot partinë e re. Partia e re e të së majtës do të prezantohet te Muzeu Kombëtar në orën pesë pasdite.

Partia e re Blushit do të jetë tërësisht e majtë, ku në fokus do të jenë të varfrit dhe duhet të jenë ata në qendër të politikave qeveritare.

Në takim ku do të jetë edhe deputetja Mimoza Hafizi, Blushi do të prezantojë platformën e partisë, ndërsa do të kërkojë largimin e biznesmenëve dhe kriminelëve nga Parlamenti.

Blushi do u bëjë ftesë deputetëve si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, se kush kërkon të përfaqësojë të varfrit do të jenë të mirëpritur në partinë e re. Një ftesë do të jetë edhe për të gjithë socialistët e pakënaqur me “Rilindjen” dhe për ata socialistë që nuk ndihen të përfaqësuar më nga Partia Socialiste.

Ndërkohë që në zgjedhje e ardhshme nuk do të bëjë aleancë me asnjë parti.

Të premten që kaloi, Blushi deklaroi largimin nga Partia Socialiste përmes një letre, pas konflikteve që ka prej kohësh me Edi Ramën dhe Rilindjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY