Gjendet përgjigja pse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte nervoz sot.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani ky nervozizëm buronte nga humbja e ministrit në “bursën e kanabisit” të 11 tonëve sot në Vlorë…
“Pse është kaq nervoz sot Saimir Tahiri?
Pse gjen armiq kudo nga hedh sytë?
Përveç opozitës, tani sulmon dhe median dhe Prokurorinë.
Çka ndodhur vallë?
Mos ka humbur shumë pikë në bursën e kanabisit?
Mos ka humbur 11 tonë drogë?
Mos vallë janë Habilajt e tij, pas kësaj ngarkese rekord të kapur nga Prokuroria e Krimeve të Renda?
A ka hallin se i ikën miliona euro ku ka hisën e vet, apo laku po ngushtohet dhe kostoja mund të jetë edhe më e madhe?
Hetimi vazhdon dhe kushedi çdo dalë në dritë.
Gjithsesi armiqtë që sajon nuk e ndihmojnë të dali në breg”, shprehet Ristani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/