Nobelin në Kimi e fitojnë tre shkencëtarë për “makinat molekulare”

Nobelin në Kimi e fitojnë tre shkencëtarë për “makinat molekulare”

75
0
Shares

Tre shkencëtarë e kanë fituar çmimin Nobel për kimi për vitin 2016, për “disenjimin dhe sintezat e makinave molekulare”.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fitues janë shkencëtarët: Jean-Pierre Sauvage nga Franca, J. Fraser Stoddart nga Britania dhe Bernar Feringa, nga Holanda, të cilët “i kanë minimizuar makinat dhe e kanë bartur kiminë në një dimension të ri”.
Këta laureatë, me seli në Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Holandë, kanë zhvilluar molekula me lëvizje të kontrolluara, që mund të kryejnë ndonjë detyrë nëse u jepet energji, ka thënë akademia suedeze.
Po ashtu, theksohet se makinat molekulare “me gjasë të mëdha, do të mund të përdoren në zhvillimin e gjërave siç janë materialet e reja, sensorët dhe sistemet për depozitim të energjisë”.
Vlera e çmimit Nobel është 930 mijë dollarë amerikanë.
Këto çmime për arritjet në shkencë, literaturë dhe paqe, së pari janë dhënë në vitin 1901, në harmoni me dëshirën e industrialistit suedez, Alfred Nobel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY