Ngjarje tragjike, 21-vjeçarja nga Fieri i jep fund jetës në QS, ja...

Ngjarje tragjike, 21-vjeçarja nga Fieri i jep fund jetës në QS, ja fjalët e fundit të saj

115
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qytetin Studenti, ndërsa një vajzë ka helmuar veten duke pirë fostoksinë. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa viktimë është 21-vjeçarja me inicialet A.D nga qyteti i Fierit.

Një dëshmitare okulare në vendngjarje bën me dije se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë. Ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.

Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës. “Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai të bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.

“Nderkohe qe po e hipnin ne ambulance tashme pa ndjenja vajzen, doktoresha i bertiste shoferit “ku ishe!!! ku ishe !!!! sa here ti kam rene telefonit”, – tregon dëshmitarja okulare përJetaoshqef.

Kjo është papërgjegjshmëria e sistemit tonë shëndetësor, i cili i lë njerëzit të vdesin edhe kur mund të shpëtojnë. A.D., e cila ishte në lule të moshës dhe studionte për ekonomi në Tiranë, ndërsa rrinte në rezidencën studentore 24-25, ndoshta sot do të mund të kishte shpëtuar, ndoshta do të ishte gjallë e mes nesh, ndoshta edhe prindërit do të mund të gëzonin e festonin këtë ditë të shënuar, e cila u kthye në tragjike, në rast se dikush do të ishte më i përgjegjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY